×
  • Sport
  • Sport

    Jep dorëheqje Frank de Boer nga pozita e trajnerit të Holandës

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 16:41

    Frank de Boer nuk do të jetë më trajner i Holandës. De Boer ka dhënë dorëheqje pasi përfundoi aventurën në Kampionatin Evropian.


    “Tulipanët” përfunduan me sukses të madh fazën e grupeve me tri fitore nga tri ndeshje, por u mposhtën në të tetën e finales ndaj Çekisë.

    Aventura e tij si trajner i Holandës nuk zgjati as edhe një vit. Ai u caktua timonier i ekipit kombëtar në shtator të vitit të kaluar, pasi Ronald Koeman e mori drejtimin e Barcelonës.

    De Boer i dërgoi në Evropian, por nuk arriti më shumë sesa fazën e së tetës së finales. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!