Jesus: Messi s’ka pasion për futboll, Ronaldo vetëm pak, Pele dhe Maradona më të mirët

Trajneri i Benficas, Jorge Jesus mendon se ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk ka pasion për futbollin, derisa komentoi edhe për lojtarët e tjerë të mëdhenj si Maradona, Pele dhe Ronaldo.


Jesus që është në vitin e dytë të Benfica, mendon se Maradona është më i miri i të gjitha kohërave se bashku me Pelen, transmeton lajmi.net.

“Në mendimin tim Maradona ishte lojtari më i mirë në histori së bashku me Pelen, që është ende këtu, është gjallë”.

“Maradona ishte më i miri, jo vetëm që ishte gjeni dhe lojtar, por mënyrën si më tregojë. Kjo bëri ndryshimin”.

“Këto ditë, mes dy lojtarëve më të mirë, Ronaldo ka pak pasion, derisa Messi s’ka asgjë nga pasioni. Është lojtar i mirë”, deklaroi ai.