×
  • Sport
  • -->
    Sport

    “Jo edhe aq keq”, reagon Xhaka pas shortit të Botërorit ku Zvicra do të përballet me Serbinë

    Reporteri
    01 Prill 2022 | 21:02

    Sonte është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, në Doha të Katarit, transmeton Reporteri.net.

    Ndeshje e veçantë do të jetë në grupin G, pasi do të përballet përsëri Zvicra e Serbia, ku tek Zvicra luajnë lojtarët me orgjinë nga Kosova, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

    Vlen të përmendet se Xhaka dhe Shaqiri i kishin sjellur fitoren Kombëtares së Zvicrës ku kishin triumfuar ndaj Serbisë me rezultat 2-1.

    Pjesë e Grupit G janë edhe Brazili e Kameruni.

    Granit Xhaka e ka komentuar shkurt këtë short përmes llogarisë së tij në “Instagram”.

    “Jo edhe aq keq”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.

    “Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

    Foto:

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!