×
  • Sport
  • Sport

    Jo vetëm si presidente, Atifete Jahjaga tregon aftësitë edhe në ‘Auto-Slalom’

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 16:52

    Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga këtë të diele zgjodhi që ta kalojë më ndryshe.


    Jahjaga mori pjesë në Kampionatin e organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në Ferizaj, ku shumë gra garuan në disiplinën ‘Auto Slalom’.

    Ish-presidentja tha se jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por që sot u desh të anashkaloheshin pak.

    Postimi i plotë:

    E diela sportive! Pata kënaqësinë që, në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës në qytetin e Ferizajt të garojë me gra super-vozitëse nga i gjithë rajoni në diciplinën “Auto Slalom”. Jemi mësuar t’i heqim barrierat e pengesat që na vendosen përpara në çdo sferë të jetës, por sot u dasht t’i anashkalojmë pak.

    #yeswecan #womenempowerment #autoslalom

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!