×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Jordi Alba i jep një goditje të fortë në fytyrë Januzajt, video bëhet virale në rrjetet sociale

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 8:17

    Barcelona ka marrë një fitore të madhe në Camp Nou përballë Real Sociedadit me rezultat 2-1.


    Ishte një ndeshje shumë e luftuar me vendasit që fituan falë një paraqitje të madhe nga e gjithë skuadra.

    Sulmuesi shqiptar, Adnan Januzaj ishte titullar në këtë sfidë për Real Sociedadin dhe pati paraqitje jashtëzakonisht të mirë.

    Por një rast shumë komik ka ndodhur në këtë takim mes Adnan Januzajt dhe mbrojtësit spanjoll të Barcelonës, Jordi Alba.

    Ishte minuta e fundit e pjesës së parë kur futbollisti nga Kosova ishte duke luftuar në vijë me Martin Brainthwaite.

    Në atë moment Januzaj u rrëzua në tokë dhe Jordi Alba në tentim për ta larguar topin fuqishëm jashtë vijave e goditi në fytyrë Januzajn.

    25-vjeçari u trondit nga goditja e fuqishme e Albas, por megjithatë nuk ishte ndonjë gjë serioze.

    Gjithsesi video e goditjes që Alba pa dashje i dha Januzajt është bërë virale në rrjetet sociale, pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!