Anthony Joshua ka fituar ndaj Kubrat Pulev në raundin e nëntë me nokaut, duke vazhduar t’i mbajë titujt në WBA, IBF dhe WBO.
Ai pas meçit u pa i lumtur, por foli pak, duke mos e zgjatur shumë në intervistë.
“Boksi është të flasësh pak dhe të veprosh më shumë. Shpresoj që të gjithë ishin të kënaqur”.
“E fillova këtë sport në vitin 2013 dhe që nga atëherë i kam ndjekur titujt”.
Tutje ai i hap rrugë një meçi me boksierin tjetër anglez Tayson Fury, duke thënë që nuk është problem i madh.
“Nuk po nxitohem. Nuk është për kundërshtarin, por për titullin. Nëse është ai Tayson Fury, le të jetë Tyson Fury. Nuk është problem i madh”, ka thënë Joshua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.