×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Joshua tregon se çfarë i tha legjenda e boksit Mayweather pas triumfit ndaj Pulev

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 13:17

    Anthony Joshua është hapur në lidhje me bisedën e tij me legjendën e boksit Floyd Mayweather pas fitores së tij ndaj Kubrat Pulev të shtunën mbrëma.


    Boksieri britanik bëri mbrojtjen e tij të parë të titullit botëror në Londër që kur rifitoi kurorën e tij të kampionit nga Andy Ruiz Jr në Arabinë Saudite dhjetorin e kaluar.

    Dhe ‘AJ’ dukej rehat në ring duke e rrëzuar Pulev dy herë në raundin e tretë në The SSE Arena para se ta nokautoj për fitore në raundin e nëntë.

    Pas luftës ndaj Pulev, Joshua u largua nga ringu për të përqafuar Mayweatherin, i cili befasoi shumë tifozë me praninë e tij pranë ringut.

    Duke folur në YouTube, Joshua zbuloi se i pamposhturi Mayweather i dha atij një këshillë shumë të vlefshme.

    “Boksi është një lojë shahu, jo ‘checkers’ (damë)”, ka treguar Joshua fjalët e amerikanit.

    Ndryshe, damë është lojë me tridhjetë e dy gurë (gjashtëmbëdhjetë të bardhë e gjashtëmbëdhjetë të zinj), që luhet nga dy veta mbi një pllakë druri etj., të ndarë në gjashtëdhjetë e katër katrorë të barabartë, ku gurët mund të lëvizin vetëm në vijë të drejtë;.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!