×
  • Sport
  • Sport

    Jota shumë i lumtur me transferimin te Liverpooli: Është e pamundur t’i thuash jo këtij klubi

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 19:00

    Diogo Jota është transferuar te Liverpooli nga Wolves për 45 milionë euro


    Sulmusi portugez është shumë i lumtur me transferimin në Anfield dhe mezi pret që të luajë për skuadrën e Jurgen Klopp, shkruan Reporteri.net

    “Është moment i lumtur për mua dhe familjen. Të gjitha rrugët e mia që kur isha i vogël dhe tani, t’i bashkohem një klubi si Liverpool, kampionëve të botës, është thjeshtë e pabesueshme. Vetëm dua të filloj sa më parë”, ka thënë Jota.

    “Është një nga skuadrat më të mira në botë – më e mira për momentin, sepse ata janë kampionët e botës. Kur sheh Premierligën, gjithmonë sheh Liverpoolin si një nga skuadrat më të mëdha në vend, është e pamundur t’i thuash jo,”.

    Ndryshe, Jota do ta mbajë fanellën me numër 20 te Liverpooli. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!