Karantina ka bërë që futbollistët dhe trajnerët e tyre të mos shihen si zakonisht në fushë, por një gjë të tillë tani po e bëjnë nëpërmjet lidhjeve online
Jurgen Klopp dje ka biseduar me të gjithë futbollistët e Liverpoolit, derisa njëri prej tyre kishte ditëlindjen, shkruan Reporteri.net
Harvey Elliott dje mbushi 17 vjet dhe bashkëlojtarët e uruan atë gjatë bisedës online që e kishin.
Jurgen Klopp kërkoi nga futbollistët e tij që të uronin në gjuhën prej nga vinin.
Xherdan Shaqiri iu përgjigjë kësaj kërkese të Kloppit dhe uroi Elliottin.
“Shumë urime për ty”, shihet duke thënë Shaqiri në videon që ka publikuar faqja zyrtare e Liverpoolit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.