×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp përlotet pasi Liverpooli fitoi titullin e Premier Ligës për herë të parë pas 30 vitesh

    Reporteri
    26 Qershor 2020 | 10:18

    Liverpooli mbrëmë edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Premier Ligës


    Jurgen Klopp është njëri nga më meritorët pasi ka formuar një skuadër të frikshme, e cila momentalisht llogaritet si më e mira në botë, shkruan Reporteri.net

    Mbrëmë, kur Liverpooli u shpall kampion, tekniku gjerman ishte inkuadruar në një lidhje direkte për Sky Sports, ku është shfaqur tejet i emocionuar.

    “Fatkeqësisht nuk kam fjalë. Është e jashtëzakonshme. Ndihem i mrekulluar. Asnjëherë nuk kam menduar se mund të ndjehem kështu. Shpallja kampion me këtë klub është absolutisht e jashtëzakonshme. Veç ta dini se sa na ka mbështetur Kenny. Ky triumf është edhe për ty, Kenny, pasi duhej të prisje 30 vite”.

    Dedikim special edhe për Steven Gerrard, i cili, në betejën e tij të gjatë si futbollist dhe kapiten i Liverpool, kurrë nuk arriti të bëhej kampion i Anglisë:

    “Titulli është për Gerrard, i cili duhej të priste një kohë të gjatë.Tani e tuam atë, një sukses i ndërtuar mbi shpirtin tuaj, Kenny, mbi trashëgiminë e Stevie dhe djemve, që ju admirojnë.
    Është e lehtë për mua të motivoj skuadrën për shkak të historisë së shkëlqyeshme të këtij klubi. Është gjithçka e jashtëzakonshme,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!