×
  • Sport
  • Sport

    Jurgen Klopp tregon se kush e krijoi rivalitetin e tij me Lampardin

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 13:40

    Liverpooli do të takohet me Chelsean këtë fundjavë në kuadër të xhiros së dytë në Premier Ligë


    Ndeshja do të luhet të dielën në Stamford Bridge dhe pritet të jetë një duel shumë interesant, shkruan Reporteri.net

    Nga ndeshja e fundit e luajtur në Anfield kishte disa fjalë ndërmjet Kloppit dhe Lampardit, derisa mediat ishin ato që krijuan një rivalitet mes tyre.

    Por, sot Jurgen Klopp ka thënë se nuk ka ndonjë rivalitet me të dhe se e gjithë kjo rrëmujë është shkaktuar nga mediat.

    “S’ka rivalitet. Ju duhet të ndaleni dhe të mos i lexoni gazetat. Kur ju më pyetni mua, unë përgjigjem dhe të gjithë e marrin ashtu siç duan. Ju të gjithë krijoni storie të ndryshme,” ka thënë Klopp.

    “Ju keni thënë se unë kam folur rreth mënyrës se si Chelsea po sillet në këtë merkato. Ju e keni krijuar rivalitetin mes nesh. Pse?,” përfundoi Klopp. /Reporteri.net/


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!