Pas një javë pritje, Juventusi është gati të luajë me Atletico Madridin për ndeshjen e dytë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Nëntëdhjetë minuta, pastaj vazhdimet dhe në fund penalltitë janë shpresa e tifozëve të Zonjës së Vjetër, kjo për skuadrën e tyre është finale para finales.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-0 në Wanda Metropolitano, duke lënë të hapur çdo gjë.
Vendasit kanë të suspenduar Alex Sandron, ndërsa për shkak të lëndimeve nuk do të luajë Juan Cuadrado dhe Sami Khedira. Te mysafirët i suspenduar për shkak të kartonëve është Diego Costa, për shkak të lëndimeve nuk do të luajnë Filipe Luis, Luca Hernandez dhe Thomas.
Trajneri Massimiliano Allegri është në dyshim mes Paulo Dybalas dhe Federico Bernardeschit, deri më tani është favorit italiani, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme për të dy skuadrat:
Juventus (4-3-3): Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Cristiano Ronaldo.
Atletico (4-4-2): Oblak; Arias, Giménez, Godin, Juanfran; Saul, Rodri, Koke, Lemar; Griezmann, Morata./Reporteri.net/
https://www.youtube.com/watch?v=EmzBgIv5rk4
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.