×
  • Sport
  • Sport

    Juventus – Milan | Mjekët do ta përcaktojnë shkallën e rrezikshmërisë nga Koronavirusi

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 16:40

    U tha se ndeshja e Kupës së Italisë në mes Juventusit dhe AC Milan do të luhet me tifozë, pasi nuk do t’i lejohet hyrja vetëm disa tifozëve që vijnë nga provinca, Piemonte.


    Por, frika nga përhapja e shpejtë e Koronavirusit, ka bërë që autoritete italiane t’i ndalojnë vetëm një pjesë të tifozëve që qyteti i tyre është i prekur nga ky virus, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, për këtë ndalesë ka reaguar edhe udhëheqësi i regjionit të Piemonte, i cili ka thënë se për këtë do ishte më mirë që të vendosnin mjekët, madje si vendim final, kjo ndeshje do të ishte mirë të zhvillohej pa tifozë.

    “Do t’i lija mjekët të flasin. Ministria e Shëndetësisë ishte shumë e qartë për udhëzimet e saj: secili prej nesh duhet të ketë një kod rregullash”, tha Alberto Cirio.

    Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Milanit është e paraparë të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!