×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi arrin marrëveshje me Sassuolon për Locatellin

    Reporteri
    14 Gusht 2021 | 16:57

    Manuel Locatelli karrierën pritet ta vazhdojë te Juventusi.


    Locatelli prej kohësh e ka bërë të ditur dëshirën e tij që të kaloj te Juventusi, transmeton lajmi.net.

    Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë nisur që disa javë bisedimet me drejtuesit e Sassuolos për transferimin e tij.

    Pas disa ofertave të refuzuara duket që më në fund të dy klubet kanë rënë dakord për çmimin e tij.

    Sipas ‘Tuttosport’,’Bianconerët’ kanë rënë dakord të paguajnë 35 milionë euro për blerjen e mesfushorit.

    Gjithnjë sipas gazetës italiane, italiani pritet që së shpejti të përfundojë kalimin te gjiganti i Serie A

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!