Në Itali vazhdon të jetë njëra nga temat më të përfolura.
E ardhmja e Ronaldos duket të jetë larg Torinos, të paktën duke u bazuar në burimet e mediave italiane, të afërta me klubin nga “Allianz”, përcjell GazetaBlic.
Kriza post-koronavirus pritet të shkaktojë dëme të mëdha ekonomike dhe shumica e klubeve evropiane do ta kishin të vështirë rimëkëmbjen nëse nuk ia dalin të shënojnë progres sa i përket të ardhurave.
Portugezi gëzon një pagë të lartë prej 30 milionë eurosh në sezon, shifër kjo vështirë e pagueshme për Juven pas koronavirusin, andaj edhe Agnelli e sheh si opsion të mundshëm largimin vetëm pas dy vitesh të fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë”.
Real Madridi është përmendur goxha ditëve të fundit si një nga skuadrat e interesuara, ndërsa Juventusi, gjithnjë sipas “Corriere Dello Sport” do të pranonte edhe një shumë prej 50 milionë eurosh për të hequr dorë nga kampioni evropian me “Seleçaon”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.