×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi fiton ndaj Lazios dhe mban gjallë shpresat për titull

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 23:36

    Juventusi ka shënuar fitore ndaj Lazios me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 26-të në Serie A dhe kështu ka vazhduar ëndrrën për titull.


    Fillimisht Joaquin Correa shënoi për epërsinë e mysafirëve në minutën e 14-të.

    Por, kaq arriti të dhurojë Lazio në këtë takim, sepse më pas skena ishte e gjitha për Juventusin.

    Adrien Rabiot me gol të çmendur barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 39-të, çka ishte rezultati i pjesës së parë.

    Në të dytën, Morata shënoi dy gola të shpejtë për tre minuta, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

    Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 52 pikëve, shtatë më pak se Interi dhe një më pak se Milani.

    Në anën tjetër, Lazio mbetet në vendin e shtatë me 43 pikë gjithsej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!