Veterani i mbrojtjes së Juventusit, Giorgio Chiellini po mendon që të pensinohet vitin e ardhshëm tërësisht nga futbolli, përcjell Reporteri.net.
Antonio Rudiger, Gleison Bremer dhe Nikola Milenkovic janë objektivat kryesore të Juventusit për të zëvendësua Chiellinin sezonin e ardhshëm.
Italiani mund të largohet nga “Allianz Stadium” në verë, pavarësisht se kontrata skadon në qershor 2023. Si mbrojtësi ashtu edhe agjenti i tij Davide Lippi kanë konfirmuar se do të bisedojnë me klubin në fund të sezonit për të vendosur për të ardhmen. Pas eliminimit të Italisë në Kupën e Botës, Chiellini mund të tërhiqet ose të transferohet në MLS për vitin e fundit të karrierës së tij.
Rudiger është objektivi kryesor i Juventusit për sezonin 2022-2023. Kontrata e tij me Chelsean skadon në verë dhe La Gazzetta dello Sport ka raportuar se ai tashmë ka arritur një marrëveshje me bianconerët.
Megjithatë, Il Corriere dello Sport mohon se dy palët kanë një marrëveshje në fuqi. Agjenti i mbrojtësit gjerman u pa edhe në një takim me drejtorët e Barcelonës në mars.
Gleison Bremer po monitorohet edhe nga bardhezinjtë, megjithëse Interi po kryeson garën për nënshkrimin e mbrojtësit brazilian.
Nerazzurrët kanë një marrëveshje me 25-vjeçarin, por ende nuk kanë rënë dakord për një tarifë transferimi me Torinon. Il Corriere dello Sport nuk e përmend Nikola Milenkoviçin, por mbrojtësi i Fiorentinës është lidhur gjithashtu me një lëvizje në Torino, megjithëse ai nuk është zgjedhja nr.1 e Juventusit për sezonin 2022-2023.
Bardhezinjtë kanë siguruar tashmë shërbimet e 23-vjeçarit Federico Gatti, i cili do të transferohet në Torino në verë pas përfundimit të huazimit te Frosinone në Serie B.
CdS: "Mercato Juve, da Milinkovic a Rüdiger, via alle consultazioni. In lista ci sono anche Antony, Tielemans e Pogba"► https://t.co/GjkZxKCvN6 pic.twitter.com/MwtQ4qoCQy
— VecchiaSignora.com (@forumJuventus) April 12, 2022