Mediumet italiane e kanë kritikuar vendimin e Juventusit për t’i lejuar Gonzalo Higuainin, Miralem Pjanicin dhe Sami Khediran të largohen nga vendi vetëm një javë pasi e filluan vetizolimin nga frika për koronavirus.
Juventusit i kanë dalë dy futbollistë pozitivë në testin për virusin Covid-19, Daniele Rugani dhe Blaise Mautidi, kështu 121 anëtarët e klubit, përfshirë këtu stafin dhe presidentin Andrea Agnelli, janë vetizoluar, transmeton Gazeta Express.
Zakonisht, periudha e vetizolimit për ata që kanë qenë të ekspozuar ndaj personave që dolën pozitivë në këtë test është 15 ditë, siç u konfirmua nga Interi që e vendosi të gjithë skuadrën në karantinë pasi që për herë të fundit u përball me Juventusin.
Duke marrë parasysh që Higuaini, Pjanici dhe Khedira ishin në kontakt të afërt me Ruganin, i cili ishte në stol për ndeshjen kundër Interit, një javë nuk vlerësohet e mjaftueshme për periudhën e vendosjes në karantinë.
Pasi së fundi dolën negativë në testin për Covid-19, që të tre kërkuan leje të largoheshin nga klubi dhe e patën këtë mundësi pasi ia treguan policisë italiane rezultatet e testeve. Megjithatë, mediumet italiane s’e kanë pëlqyer vendimin për t’i lejuar ata të tre jo vetëm të dalin nga shtëpitë e tyre, por edhe nga i gjithë vendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.