Juventusi ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Milanit. Ndeshja sapo ka përfunduar në stadiumin “Allianz”, në kuadër të xhiros së 31-të të Serisë A.
Në minutën e 84-të të ndeshjes, Moise Kean e përmbysi rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar gol pas një pasimi të Miralem Pjanicit.
Ndryshe, Milani kishte kaluar në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes. Krzysztof Piatek e shënoi golin e parë të ndeshjes.
Pastaj, Juventusi barazoi rezultatin në minutën e 59-të të ndeshjes. Paulo Dybala u tregua i saktë nga pika e penalltisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.