Juventusi luan sot (e diel) në shtëpi ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Sampdorias në takimin i cili zhvillohet në Allianz Stadium nga ora 21:45.
Ky takim mund ta shpall Juventusin kampion qysh sot, dy javë pa përfunduar sezoni i rregullt në Serie A.
Megjithatë, ekipit të Maurizio Sarrit i nevojitet vetëm fitorja, pasi me një barazim nuk do të mund të shpallet shkaku i epërsisë prej katër pikëve ndaj Interit.
Në rast se Bianconerët arrijnë të fitojnë, ky do të ishte titulli i nëntë radhazi në Serie A apo i 36-ti në histori.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Rabiot; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.