×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi triumfon bindshëm ndaj Crotones, shkëlqen Ronaldo

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 23:08

    Juventusi ka arritur të triumfojë ndaj Crotones me rezultat 3:0, në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A.


    Cristiano Ronaldo me dy gola me kokë në minutat 38 dhe 45+2 i dha epërsinë e dyfishtë dhe qetësinë “Zonjës së Vjetër” para pushimit mes pjesëve.

    Në minutën e 66-të, McKennie shënoi golin e fundit dhe vulosi fitoren e vendasve.

    Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e tretë, tetë pikë pas Interit, por “Zonja e Vjetër” ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!