×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi vazhdon me fitore, tani e mposhtë Sassuolon në shtëpi

    Reporteri
    10 Janar 2021 | 22:46

    Juventusi e ka mposhtur Sassuolon me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 17-të në Serie A


    Skuadra e drejtuar nga Andrea Pirlo fitoi me rezultat 3-1 ndaj Sassuolos në një ndeshje ku mysafirët luajtën me një lojtar më pak në tërë pjesën e dytë pasi Obiang u përjashtua në minutën e 45-të, shkruan Reporteri.net

    Danilo 51′, Ramsey 82′ dhe Ronaldo 92′ shënuan për Juven, derisa golin e vetëm për Sassuolon e realizoi Defrel në minutën e 59-të.

    Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Zonjën e Vjetër në Itali dhe tani zë vendin e katërt me 33 pikë, 7 më pak se Milani që është lider me 40 pikë, por Juve ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!