×
  • Sport
  • Sport

    Kaka i dërgon mesazh emocionues Ronaldinhos në burg

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 23:03

    Ish ylli i Milanit, Kaka i ka dërguar një mesazh shokut të tij në burg, Ronaldinhos


    Legjenda e Milanit ka thënë se kjo gjendje është e trishtë dhe shpreson që një ditë do t’i kthehet buzëqeshja.

    “Është gjithçka shumë e trishtë! Nuk kam shumë informacione për të folur në mënyrë të detajuar, por duke qenë se me Ronaldinhon kam pasur shumë eksperienca në fushë dhe jam mik i tij, jam i trishtuar ta shoh pas kangjellave dhe në këtë situatë”, ka thënë Kaka.

    “Shpresoj të kthehet të buzëqeshë, të luajë futboll dhe zbavitet!”, fjalët e brazilianit për “AS”.

    Ronaldinho është burgosur në Paraguai pasi që tentoi të udhëtonte me pasaportë të falsifikuar së bashku me vëllaun e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!