×
  • Sport
  • Sport

    Kaka me mesazh drejtuar Maldinit: Kapiten, jemi me ty

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 23:25

    Ricardo Kaka ka folur së fundmi në një intervistë të mbajtur live në Instagram.


    Braziliani është shprehur se ndodhet në karantinë prej 8 ditësh dhe del vetëm në rast nevoje, pasi edhe në Brazil masat janë të rrepta.

    Përveç kësaj, legjenda e Milanit ka dhënë edhe një mesazh prekës për Maldinin.

    “Dal jashtë vetëm në rast nevoje. Po, jemi në shtëpi në Sao Paulo në karantinë prej 8 ditësh. Jemi pak vonë në Brazil, sepse virusi ka ardhur vonë dhe kjo gjë është e mirë. Kemi mësuar nga masat që kanë marrë shtetet e tjera, mbi të gjitha Italia. Shpresoj që rregullat të respektohen”.

    “Një mesazh për Maldinin? Gjithmonë, Forca Milan! Maldini është mirë dhe do të përmirësohet. Edhe djali i tij Daniel po bën të njëjtën gjë. Kapiteni i madh, gjithmonë me ty!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!