×
  • Sport
  • Sport

    “Kam qarë dhe jam lutur, Zoti po shihte futboll kur u rrëzua Eriksen” – Mourinho flet për incidentin tragjik të danezit

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 22:03

    Jose Mourinho ka folur për talkSPORT për atë që i ndodhi Christian Eriksen gjatë duelit mes Danimarkës dhe Finlandës.


    Tekniku portugez e kishte nën urdhrat e tij mesfushorin te Tottenham dhe thekson se Zoti ka qenë duke e parë ndeshjen.

    “Nuk mund të ndaloj së menduari për atë që ndodhi dje. Mendoj se është një ditë për të festuar, jo për të qenë i trishtuar. Shpresojmë që futbolli të shkojë në drejtimin ku do organizata, protokolli dhe specialistët”, ka thënë Special One, transmeton telegrafi.

    “Edhe unë gjithashtu besoj se Zoti po shikonte futboll në atë moment. Të gjitha së bashku bënë që Christian të qëndronte me ne, me familjen, të ishte gjallë”.

    “Ishte shumë më e rëndësishme se futbolli, por në të njëjtën kohë mendoj se tregoi vlerat e mira të futbollit. Dashuria, solidariteti, shpirti familjar, u shfaqën. Nuk kishte të bënte vetëm me familjen e tij, por me familjen e futbollit, futbollit që bashkon njerëzit”.

    “U luta dje, kam qarë, por sa miliona njerëz anembanë botës e kanë bërë diçka të tillë. Besoj se shumë, pasi futbolli i bën njerëzit bashkë. Dje, për arsye të gabuara futbolli i bashkoi njerëzit dhe në fund të gjithë mund të festojmë që Christian është gjallë”.

    “Sigurisht nuk kam folur me Christian, por sot në mëngjes kontaktova Hojbjerg dhe ai ishte shumë optimist për Eriksen. Lajmet janë të mira, ndaj mendoj se është një moment për të festuar”, përfundoi Mourinho.

    Kujtojmë se Danimarka e vazhdoi takimin nga ora 20:30 ndaj Finlandës, duke pësuar humbje 1-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!