×
  • Sport
  • Sport

    “Kamarierët” e Gjilbraltarit tallen keq me Prishtinën pas poshtërimit

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 13:34

    Prishtina dje është mundur 2 me 0 nga St Joseph’s në ndeshjen e dytë e cila u zhvilluar në Gjibraltar.


    Kjo humbje djelmoshave të Mirel Joses iu kushtoi me diskualifikim nga kualifikimet për në Evropa Ligë.

    Drejtuesit e Prishtinës përkatësisht kryetari, Remzi Ejupi ditë më parë kishte deklaruar se beson furishëm në kualifikim dhe mendja e tyre është vetëm në ndeshjen ndaj Rangersit.

    Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi ata u eliminuan pikërisht nga ekipi i vendit të tretë në Gjibraltar.

    Faqja zyrtare e St Joseph’s në rrjetin social Facebook, është tallur deklaratat e Remzi Ejupit, duke e falënderuar atë për motivimin e dhënë para ndeshjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!