×
  • Sport
  • Sport

    “Kampion, kampion”, thirrjet e lojtarëve të Barcelonës në shtëpinë e Messit

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 21:46

    Lionel Messi ka shtruar drekë në shtëpinë e tij për gjithë ekipin e Barcelonës, raporton gazeta spanjolle, Sport.


    Kjo ndodhi për ta festuar fitoren e mbrëmshme ndaj Valencias dhe për t’u përgatitur për pjesën e fundit të kampionatit, teksa në fundjavë e presin Atletico Madridin, përcjell Gazeta Express.

    Mediat që po qëndrojnë afër shtëpisë së Argjentinasit kanë kapur momentin kur janë dëgjuar thirrje “Kampion, Kampion”.

     

    Skuadra katalonase është më e bashkuar se kurrë dhe po kërkon ta fitojë titullin e La Ligas, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund.

    Barcelona duhet t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe të shpresojë në gabimin e Real Madridit për t’u shpallur kampion i La Ligas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!