×
  • Sport
  • Sport

    Kampionati Botëror vazhdon sot me katër super ndeshje – luajnë Zvicra, Brazili, Portugalia e Uruguai

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 9:00

    Kampionati Botëror 2022 do të vazhdojë sot me katër ndeshje të tjera.

    Në kuadër të Kupës së Botës 2022 që po zhvillohet në Katar, sot janë në orar ndeshjet e grupit G dhe grupit H.

    Ditën e nis grupi G, me ndeshjen Zvicër – Kamerun, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 11:00.

    Më pas, mesditën dhe pasditen e vazhdon grupi H, me ndeshjet Uruguai – Koreja e Jugut dhe Portugali – Gana.

    Uruguai e luan ndeshjen e vet me fillim nga ora 14:00, derisa Portugalia luan me fillim nga ora 17:00.

    Ndërsa, për ta mbyllur ditën duhet kthyer te grupi G, ku Brazili do të përballet me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!