×
  • Sport
  • Sport

    Kampionati Evropian mund të zhvillohet vetëm në një shtet

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 16:27

    Kampionati evropian, Euro 2020 e shtyrë në verën e vitit 2021 pritet të pësojë ndryshime të mëtejshme.


    Sipas Karl-Heinz Rummenigge, CEO i Bayern Munich, UEFA po punon për një plan – për të cilin tashmë ishte folur me muaj – për të ndryshuar formatin dhe për ta luajtur kampionatin në vetëm një shtet, jo në 12 shtete siç ishte planifikuar.

    “Ne nuk mund të harrojmë se ideja e këtij turneu, në disa qytete evropiane, lindi kur Covid-19 nuk ekzistonte. Ishte një iniciativë e Komisionit Evropian, i cili donte të tregonte futboll në të gjithë Evropën”, kujton Rummenigge në një intervistë me gazetën gjermane Muenchner.

    “Por unë e di që Presidenti Ceferin, i cili është shumë i kujdesshëm me koronavirusin, po mendon nëse do të kishte më shumë kuptim, në kohë si kjo, të luante turneun në një vend,” përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!