×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni i botës anulon dasmën me 500 të ftuar, zbulon se nusja ishte prostitutë

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 14:11

    Mundësi rus anuloi dasmën pasi mysafirët pranuan një mesazh ku pretendohej se nusja ishte eskortë e miliarderit.


    Një mundës, kampion bote, Zaubek Sidakov anuloi dasmën me Madina Pliyeva, pasi mësoi se ajo ishte eskortë, shkruan TheSun.

    Me 500 të ftuar në dasmën e Zaubek dhe Madina, gjithçka kishte shkuar mirë derisa filluan të binin telefonat e mysafirëve.

    Mesazhe të çuditshme dhe video erotike të nuses arritën tek të ftuarit, ku akuzohej se ajo ishte eskortë, duke treguar edhe fotografi të ‘nxehta’ të saj, , transmeton lajmi.net.

    Sipas një burimi, fotografitë dhe videot u dërguan nga gruaja e një miliarderi, që dyshohet të jetë i dashuri i saj.

    Zaurbek Sidakov, 24 vjeç, një mundës që do të përfaqësonte Rusinë në Lojërat Olimpike 2020, thuhet se e tërhoqi gruan për flokësh për t’i kërkuar përgjigje rreth atyre që pa dhe anuloi dasmën.

    Nusja nuk i ka komentuar fare pretendimet, por thuhet se ato u kundërshtuan fuqishëm nga miqtë e saj.

    Mesazhet janë shpërndarë në ditën e dytë të dasmës tradicionale që po mbahej në rajonin e Kaukazit të Veriut.

    Thuhet se nusja më vonë është dërguar në spital nga miqtë dhe familjarët e saj dhe thuhet se tani është fshehur në Moskë.

    Raportohet, se pas këtij skandali, babai i saj pësoi sulm në zemër. Të ftuarit kishin bërë dhurata në vlerë më shumë se 80.000 euro për çiftin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!