×
  • Sport
  • Sport

    Kampioni rus i kartingut bën përshëndetje naziste në podium dhe më pas qesh

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 21:57

    Kampioni rus i kartit, Artem Severiukhin bëri një përshëndetje naziste në podium pasi fitoi një garë në Portugali gjatë fundjavës, përcjell Reporteri.net.

    15-vjeçari përfundoi i pari në garën hapëse të Kampionatit Evropian të Kartingut në Portimao të dielën.

    Por ndërsa qëndronte në podium gjatë ceremonisë pas garës, Severiukhin goditi gjoksin e tij dhe zgjati krahun e djathtë ndërsa po luhej himni kombëtar italian.

    Severiukhin më pas qeshi disa momente pasi kreu gjestin, i cili u përdor edhe gjatë sundimit të diktatorit fashist të Italisë Benito Musolini.

    Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, FIA, organi drejtues i motorsportit, i lejon pilotët rusë të konkurrojnë ende në ngjarje, por flamuri i Rusisë nuk mund të shfaqet, ndërsa himni kombëtar nuk mund të luhet gjatë ceremonive pas garës.

    Si rezultat, Severiukhin garoi nën flamurin e Italisë gjatë ngjarjes së së dielës në Portugali.

    Severiukhin nuk është atleti i parë rus që ka ndezur polemika që nga pushtimi i Ukrainës, pasi gjimnasti 20-vjeçar Ivan Kuliak veshi simbolin e luftës ‘Z’ të kombit të tij gjatë një ceremonie medaljeje në Doha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!