×
  • Sport
  • Sport

    Kampionia e WBC-së, Fabiana Bytyqi del pozitive me koronavirus

    Reporteri
    08 Prill 2020 | 0:09

    Është zbuluar nga Këshilli Botëror i Boksit, se boksieria 24 vjeçare, Fabiana Bytyqi – e cila është kampione në WBC – është diagnostikuar me koronavirusin dhe aktualisht po i nënshtrohet trajtimit.


    WBC, përmes një njoftimin zyrtar në rrjetin social ka treguar se boksieria shqiptar, Bytyqi që jeton në Çeki ka rezultuar me koronavirus.

    Presidenti i Këshillit Botëror të Boksit, Mauricio Sulaimán, dhe e gjithë organizata që ai përfaqëson, kanë uruar që bokiseria ta kalon këtë sfidë sa më parë, e cila po përballet me probleme shëndetësore për shkak të koronavirusi.

    Kujotjmë se Fabiana bëri histori duke u bërë boksierja e parë femër nga Republika Çeke që fitoi një titull botëror, falë fitores së saj në shtator të vitit 2018 ndaj Denise Castle./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!