×
  • Sport
  • Sport

    Kane: Filloni Premierligën në qershor ose vazhdoni me sezonin e ri

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 9:15

    Me përhapjen e pandemisë koronavirus, çdo aktivitet sportiv në tërë botën ka pushuar, kjo si rezultat që të mos infektohen njerzit.


    Nga ky virus e ka pësuar edhe Premierliga që tashmë, ka pushuar çdo aktivitet sportiv deri në një vendim të dytë, shkruan Reporteri.net.

    E rreth kësaj gjendje ka reaguar edhe sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane, i cili tha se ky sezon duhet të mbyllet në fund të qershorit.

    “Unë e di se Premierliga do të bëjë gjithçka që mundet për ta përfunduar sezonin,” tha Kane.

    “Duhet të vendoset një pikë, e për mua është fundi i muajit qershor”.

    “Nëse sezoni nuk përfundon deri në fund të qershorit, duhet të shohim opsionet dhe thjesht të presim për sezonin e ardhshëm”, tha sulmuesi i Tottenhamit.

    Kujtojmë se nga kjo gjendje që po kalon futbolli, futbollistët e shumë klubeve në botë dhe ata të Premierligës po stërviten nga shtëpitë e tyre./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!