Harry Kane i ka thënë drejtorit sportiv të Tottenham Hotspur, Fabio Paratici, se dëshiron të largohet këtë verë dhe ky është vendimi i tij.
Sipas The Mirror, Kane u takua me Paraticin javën e kaluar për të riafirmuar angazhimin e tij për të detyruar një largim nga klubi londinez.
Kane mbetet i etur për t’u larguar nga Spurs dhe për t’u bashkuar me Manchester Cityn para se afati kalimtar të mbyllet më 31 gusht, transmeton telegrafi.
City tashmë ka parë t’i refuzohet një ofertë prej 100 milionë funtesh nga Tottenham, të cilët janë të vendosur të mbajnë nën kontroll sulmuesin e tyre anglez.
Kryetari i Spurs, Daniel Levy e ka bërë të qartë se ai nuk e konsideron shitjen e Kane, pavarësisht se çfarë ofron City.
Kane është nën kontratë edhe për tre sezone të tjera, pasi ka nënshkruar një zgjatje gjashtëvjeçare në vitin 2018, dhe po i mbaron koha për të realizuar dëshirën e tij.
Në anën tjetër, Daily Mail raporton se Kane është i zemëruar me Levyn për atë që ai mendon se janë thyerje e premtimeve.
Ylli anglez beson se kishte rënë dakord që ai do të lejohej nga Spurs nëse klubi nuk arrin të fitonte një trofe ose të kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e fundit.
Por, Levy ende po refuzon të lejojë Kane të largohet pasi sulmuesi synon të detyrojë një kalim në Manchester City.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.