Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, dukej se harroi se Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës, pasi ai e vendosi atë në mesin e favoriteve për Kupën e Botës në Katar.
Azzurri-t, fituesit e Euro 2020, nuk do të jenë në turneun e madh të këtij viti pas humbjes së tyre shokuese ndaj Maqedonisë së Veriut në play-off, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, i pyetur pas barazimit të Anglisë me Gjermaninë se kush do të ishte favorit për turneun, Kane për Qendrën Sportive të ESPN përmendi disa kombëtare, përfshirë Italinë.
“Ka shumë skuadra të mira. Ju keni disa skuadra kryesore evropiane: ne, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali dhe më pas keni Brazilin, Argjentinën. Ju keni skuadra më të mira në mbarë botën. Për të fituar një Kupë Bote duhet të jesh në një nivel të lartë, të lartë për shtatë ndeshje”, u shpreh Kane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.