Kapiteni i Anglisë, Harry Kane ka folur në një emision “special” për finalen e EURO 2020 në Wembley dhe ka pranuar që Italia “ka histori më të mirë se Anglia” por ka theksuar se Tre Luanët “kanë besimin në vetvete” dhe janë gati për ta shkruar historinë të dielën.
Kane shënoi golin vendimtar për ta dërguar Anglinë në finale të Euro 2020 pas që goditjen e tij e priti portieri danez, por topi u kthye të ai dhe sulmuesi anglez shënoi për ta dërguar në finale skuadrën e tij ku do të përballet me Italinë.
“Është një udhëtim i gjatë, një udhëtim i vështirë, me shumë ngritje dhe zbritja”, ka thënë Kane për Sky Sports. “Por ne kemi luajtur dhe bashkë me djem shkuam në finalen e parë, në finalen e parë të Europës dhe kjo është finalja e parë në 55 vite për Anglinë që e bën atë edhe më speciale”.
“Entuziazmi është aty, jam i sigurt që do të jemi paksa nervoz, por ne po përgatitemi për këtë. Ju keni ato momente të kënaqësisë për këto momente historike dhe shpresoj që ne do të shkojmë edhe një hap para dhe do ta fitojmë këtë kampionat”.
Italia nuk ka humbur që 33 ndeshje, prej që humbi më 10 tetor 2018 nga Ukraina dhe ka fituar 28 prej këtyre ndeshjeve, përfshirë edhe ndeshjet me shtesa dhe penallti. Azzurri kanë fituar katër Botëror dhe një Europian dhe Kane e di që kundërshtarët e së dielës kanë një “histori më të mirë” por ka theksuar edhe përvojën që ka skuadra e Anglisë.
“Është një ndeshje me mundësi fitimi 50-50, mendoj”, tha Kane. “Natyrisht, Italia ka një histori shumë më të mirë se ne, në kuptimin e trofeve të fituar, duke fituar finale të ndryshme, por, mendoj unë, skuadra jonë po ashtu ka shumë përvojë në nivel klubesh, ne kemi bërë ndeshje të mëdha, kemi luajtur në finalet më të mëdha në Europë”.
“Është një ndeshje e vështirë, natyrisht nga pikëpamjet e mija dhe ne kemi shumë besim se e dimë çfarë po bëjmë dhe si do ia dalim, por do të jetë ndeshje e vështirë. Ata kanë disa lojtar më shumë përvojë, ata kanë qenë në këto faza dhe ja kanë dal. Në çdo finale, në ndeshje të mëdha, ju duhet të jeni aty në një mënyrë dhe ne e dimë që në rastin e ndeshjes se të dielës shpresojmë që gjërat të shkojnë mirë në favorin tonë”.