×
  • Sport
  • Sport

    Kaos në futbollin shqiptar: Tifozët e Kukësit futen në fushë dhe godasin policin

    Reporteri
    25 Shkurt 2024 | 16:10

    Superliga shqiptare e futbollit nisi javën e 25-të. Kjo e dielë sportive nuk ishte e zakonshme në Kukës, pasi tifozët u futën në fushë, ndërprenë ndeshjen dhe goditen një polic, para se të merrej vendimi për zbrazjen e stadiumit.

    Ishte minuta e 65-të kur Agim Zeka shënoi golin e dytë për Erzenin, gol që i dha epërsinë shijakasve 1-2 përballë vendasve të Kukësit.

    Me sfidën që vlente për zonën e ftohtë dhe pikët aq shumë të domosdoshme, tifozët u bënë protagonistë dhe u futën në fushë.

    Ndërhyrja e sigurisë dhe policisë shmangu më të keqen, teksa dueli më pas vijoi me stadiumin e boshatisur pas një ndërprerje për afro 20 minuta.

    Në fund ishte Erzeni që fitoi 1-2 me gola të Kahrimanovic dhe Zekës në pjesën e dytë, duke përmbysur golin e Salamit në të 30 minutë.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!