×
  • Sport
  • Sport

    Kaos total në futboll, FIFA gati për vendim drastik

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 21:59

    FIFA planikon të shtyjë të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare deri në vitin 2021.


    Ky është lajmi që po përflitet së fundmi dhe që duket se do të marrë konfirmim edhe nga UEFA.

    Edicioni i dytë i Ligës së Kombeve është programuar për të nisur në muajin shtator, ndërsa sa i përket kualikueseve për Kupën e Botës 2022, dy datat e para të ndeshjeve janë shtyrë në Amerikën e Jugut.

    Nënkryetari i FIFA-s, Victor Montagliani foli në lidhje me këtë situatë dhe u shpreh:

    “Rreziku ekziston, veçanërisht pasi ndeshjet e kombëtareve përfshijnë udhëtime nga shteti në shtet”.

    Nga ana tjetër, numri një i FIFA-s, Infantino, thotë të njëjtën gjë:

    “Përderisa rrezikohet shëndeti nuk mund të luhet. Në momentin që do të kemi garanci për shëndetin tonë dhe të futbollistëve atëherë po”.

    Një mbledhje pritet të mbahet të enjten e javës së ardhshme, ku me siguri do të diskutohet rreth kësaj çështjeje, nëse do të ketë ndeshje kombëtaresh këtë vit apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!