Katër hajdutët “akrobatikë” me prejardhje serbe janë arrestuar në Milano për grabitje në shtëpitë e personave të njohur si Achraf Hakimi, gazetares Diletta Leotta dhe të blogeres Eleonora Incardona, që jetonin në qendër.
Vjedhja e parë u zhvillua në 6 qershor 2020, ku banda plaçkiti gjëra në vlerë rreth 150 mijë euro, ndërsa grabitja e dytë ndodhi më 12 dhjetor në shtëpinë e Eleonora Incardona.
Për të njëjtit rëndon edhe akuza për hyrje dhe vjedhje edhe në shtëpinë ku banon ylli i Interit, Achraf Hakimi, shkruan La Stampa.
Prokurorja Francesca Crupi, i ka futur në paraburgim Cristian Radosavljevic (27 vjeç) dhe Samuel Milenkovic (26), të dy të lindur në Milano, por me prejardhje serbe, gjë që vërtetohet edhe nga mediat e këtij vendi.
Emri i bashkëpunëtori tjetër mungon, pasi ai është 17-vjeçari dhe do të futet në procedimet e Gjykatës për të Mitur.
Midis materialit të marrë nga hetuesit ishin disa orë Rolex, por edhe çantat e Diletta Leotta dhe bizhuteritë e vjedhura nga shtëpia e Elenora Incardona.
Ata kanë marr emrin hajdutët akrobatikë, pasi ngjiteshin në shtëpi me lehtësi të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.