×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni shqiptar i Malit të Zi rrëfen se çka ndodhi me trajnerin dhe lojtarët serbë

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 23:25

    Kapiteni shqiptar i Malit të Zi, Fatos Beqiraj, beson se rrëmuja që shkaktoi trajneri dhe dy futbollistët me kombësi serbe në kombëtaren malazeze pati ndikim para ndeshjes kualifikues për Kampionatin Evropian 2020 kundër Kosovës.


    Beqiraj, i lindur në Pejë, tha pas ndeshjes së gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe se i trajneri Ljubisa Tumbakovic dhe dy futbollistëve serbë kishte ndikim në barazimin 1:1 me Kosovën në ndeshjen e rrethit të tretë të Gurpit A kualifikues të premten në Podgoricë.

    Trajneri Tumbakovic dhe dy futbollistët serbë u larguan nga ekipi i Malit të Zi vetëm dy orë para ndeshjes, pas presionit të vazhdueshëm politik nga Beogradi. Sipas mediave kryesore në Mal të Zi, Tumbakovic do të shkarkohet sonte.

    “Krejt ka ndodhur shumë shpejt pak orë para ndeshjes, ka pasur ndikim të madh në ekip. Por ky rezultat duhet t’i kënaqë të gjithë”, tha Beqiraj.

    Beqiraj u emërua kapiten i kombëtares malazeze pasi kapiteni Stefan Savic mungoi si pasojë e një lëndimi.

    Kosovari thotë se është krenar që është lojtari më me së shumti paraqitje për Malin e Zi.

    “Jam krenar që kam më së shumti paraqitje me Malin e Zi”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!