Lionel Messi nuk do të transferohet as tek Interi dhe as nuk do të kthehet te Newell’s Old Boys në Argjentinë.
Ka qenë vetë 6-herë fituesi i Topit të Artë që ka shuar ëndrrat e tifozëve zikaltër dhe atyre të Newell’s duke përgënjeshtruar zërat e fundit të merkatos që kanë ardhur nga mediat argjentinase.
Nëpërmjet një Insta Story në Instagram Messi ka etiketuar një lajm që e lidh të ardhmen e tij me Interin duke shkruar.
“Janë vetëm fake news, gjysma e të keqes që askush si beson. Atë që thanë për Newell’s në të njëjtin artikull një javë më parë, ishte gjithashtu diçka false”, shkruan Messi në Instagram.
Ylli argjentinas mesa duket do të vijojë aventurën te Barcelona, teksa ka 19 vite që po bën historinë në klubin blaugrana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.