Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë është ngritur një rang më lartë në Ligën e Kombeve duke u futur në Lign B të kësaj gare pasi në ndeshjen e playoff-it e mposhti Islandën në dy ballafaqime.
Kjo përveç se është një arritje historike në aspektin sportiv, do t’i sjellë Kosovës, përkatësisht Federatës së Futbollit (FFK) edhe të hyra të konsiderueshme financiare.
Sipas rregullit të UEFA-s, skuadrat që garojnë në Ligën B përfitojnë 1.5 milionë euro. Këto ta ardhura tashmë janë të garantuara pasi një vendim i tillë erdhi nga UEFA në vitin 2018.
Vlen të theksohet se fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve UEFA, pas turneut final, do të marrë 10.5 milionë euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.