×
  • Sport
  • Sport

    Karton i kuq në ndeshjen Atalanta – Real Madrid, përfundon baraz pjesa e parë

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 22:03

    Atalanta po luan me një lojtar më pak kundër Real Madridit në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.


    Në minutën e 17’, Remo Freuler është ndëshkuar direkt me të kuq, pas një ndërhyrje në Ferland Mendy.

    Kjo irritoi Gasperinin, por gjyqtari nuk ndërroi mendje dhe Atalanta tani ka mbetur me 10 lojtarë në fushë për pjesën më të madhe të lojës.

    Megjithatë pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!