×
  • Sport
  • Sport

    “Katalonia është Spanjë, Kosova është Serbi” – parulla skandaloze që u vendos dje para futbollistëve të Kosovës

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 14:03

    Për të vazhduar me skandalet e tyre të njëpasnjëshme, spanjollët mbrëmë përdorën edhe serbët.


    Të mërkurën mbrëma, Spanja dhe Kosova zhvilluar ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Botëror “Katar 2022” nga Grupi B.

    Ndeshja u zhvillua në “La Cartuja” të Sevillës, teksa jashtë stadiumit u vu një parullë skandaloze.

    “Katalonia është Spanjë, Kosova është Serbi” – thuhej në atë parullë, e cila u vendos në rrugën ku duhej të kalonte autobusi me futbollistët dhe stafin e Kosovës.

    Pavarësisht pretendimeve të tyre dhe faktit që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet, mbrëmë “Dardanët” u paraqiten me himn dhe simbole shtetërore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!