×
  • Sport
  • Sport / Shkëlqejnë xhudistët kosovarë

    Katër medalje për Kosovën në Evropianin në Prishtinë

    Reporteri
    16 Dhjetor 2023 | 19:00

    Xhudistët e Kosovës rrëmbyen katër medalje në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos që u mbajt sot në Prishtinë.

    Suksesin më të madh e arriti Akil Gjakova, me medaljen e artë për Kosovën.

    Përpos, Akilit, medalje të bronzta fituan Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

    Në këtë garë sportive, e cila është më e madhja e xhudos e mbajtur ndonjëherë në Kosovë, morën pjesë 26 shtete me mbi 40 xhudistë elitarë, nga të cilët 25 meshkuj dhe 15 femra.

    Kosova në këtë kampionat  u përfaqësua me dy xhudistë nga kategoria e meshkujve dhe dy nga kategoria e femrave, ndërsa shtetet e tjera kanë të drejtë pjesëmarrjeje vetëm me nga një xhudist e një xhudiste.

    Në kategorinë e meshkujve nga Kosova garuan Akil Gjakova dhe Dardan Cena, ndërsa nga kategoria e femrave,  dy kampionet olimpike kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

    Që të katërt nga ta rrëmbyen medalje.

    Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos./Reporteri.net/

    Akil Gjakova i siguron medaljen e artë Kosovës në Kampionatin e Hapur Evropian

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!