×
  • Sport
  • Sport

    Katër transferimet e mëdha që synon Barcelona

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 10:53

    Barcelona pësoi një humbje turpëruese 2-0 ndaj Real Madridi në fundjavën e kaluar në Santiago Bernabeu.


    Turpëruese për ta nuk e bënë rezultati, mirëpo paraqitja e dobët në pjesën e dytë, duke mos treguar fytyrën e kampionë në fuqi.

    Për këtë gjë, Blaugranasit janë të gatshëm që të shpenzojnë në transferimet e kësaj vere, për të ndërtuar kështu një skuadër të re rreth Lionel Messit.

    Ylli argjentinas dukej si i vetmuar në fushë dhe skuadra katalunase dëshiron që t’i ofrojë partner të ri në sulm.

    Barcelonës i duhen së paku dy mbrojtës dhe dy sulmues. Kampioni në fuqi i La Liga-s po mendon që të rikthejë Neymarin nga Paris Saint-Germain dhe Lautaro Martinezin nga Inter.

    Ata po kërkojnë po ashtu edhe një mbrojtës të majtë dhe një mbrojtës qendror, në mënyrë që të përforcohen në këto dy reparte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!