×
  • Sport
  • Sport

    Katër vite nga ndeshja historike me Finlandën: Bunjaki rrëfen gjithçka, emocionet, lotët e gëzimit dhe fotografinë e parë që e bëri pas ndeshjes

    Reporteri
    05 Shtator 2020 | 13:46

    Si sot, katër vite më parë, Kombëtarja e Kosovës do ta luante ndeshjen e parë të karakterit garues, ku u përballën me Finlandën në ndeshjen e cila ishte e vlefshme për kualifikueset e ‘Rusia 2018’


    5 shtatori i vitit 2016 do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për Kombëtaren e Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net

    Ajo ditë nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi kishte shumë vështirësi dhe ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki në një rrëfim për Reporterin ka treguar shumë gjëra interesante.

    Kosova kishte udhëtuar në Finalndë, por deri në ditën e ndeshjes nuk dihej se me cilët lojtarë ka drejtë që të paraqitet në fushë.

    “Në ora 13:00 unë kam qenë duke pritur se çfarë po thotë UEFA për lojtarët. Unë kam qenë duke qëndruar në dhomë të hotelit me Tord Gripin edhe kam dëgjuar duke ardhur Bajram Shalën, i cili ka trokit në derë dhe ka bërtitur më gëzim. Ai tha se UEFA sapo kishte dhënë dritën e gjelbër për futbollistët. Aty kishte lot gëzmi,” fillon Bunjaki rrëfimin për Reporterin.

    “Deri në atë moment nuk kam pas kohë për emocione, ne 4 orë e gjysmë para lojës nuk kemi bërë asgjë, as nuk kemi analizu asgjë, sepse nuk e dinim se me cilët lojtarë kemi drejt me u paraqit në fushë.

    Bunjaki tutje tregon se kur filluan emocionet për të dhe skuadrën.

    “Pjesa emocionale ka qenë kur nisemi me autobus nga hoteli për në stadium, aty e dimë se të gjithë jemi të gatshëm dhe nisemi. Ky ka qenë momenti më emocionues dhe unë në autobus gjithmonë dëgjoja këngën ‘Mirë se erdhe moj Pavarësi’.

    Kosova kishte arritur pikë historike qysh në ndeshjen e parë ku barazoi 1-1 me Finlandën. Golin për ‘Dardanët’ e kishte shënuar Valon Berisha nga penaltia.

    “Kur e kemi barazuar rezultatin në 1-1, kemi qenë shumë më të mirë, kemi pasur shanse dhe ka qenë e papërshkrueshme ndjenja pas lojës pasi fituam pikën e parë historike.

    Bunjaki pas ndeshjes kur kishte shkuar në konferencë për shtyp ia bëri një fotografi gazetarëve të pranishëm dhe paralajmëroi se do ta shkruante një libër për Kombëtaren e Kosovës.

    “Në konferencë për shtyp i fotografoj gazetarët dhe iu them atyre se nga këtu fillon historia dhe se do ta shënoj një libër,” përfundoi ish-selektori i Kosovës.

    Ndryshe, Bunjaki është duke punuar vazhdimisht rreth librit rreth Kombëtares së Kosovës ku do të ketë shumë histori interesante dhe të padëgjuara më parë. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!