Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci, edicionin e ri do të bëjë gara edhe në Ligën Ballkanike (BIBL), ka njoftuar faqja zyrtare e kësaj gare rajonale të enjten.
Ky lajm është konfirmuar vetëm një ditë pasi Rahoveci ka mësuar kundërshtarin në kuadër të raundit kualifikues të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me Clujin e Rumanisë.
Liga Ballkanike është garë rajonale, në të cilën përfshihen ekipet nga Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria e Kosova.
Edicioni i ri do të nisë më 15 tetor, kurse Rahoveci është ekipi i dytë që deri më tash ka konfirmuar pjesëmarrjen pas Vllaznisë së Shkodrës.
Në BIBL janë paraqitur edhe Prishtina, Peja, Trepça e Bashkimi. Skuadra e Prishtinës e ka fituar dy herë titullin e kampionit në BIBL.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.