Roy Keane e ka quajtur mashtrues Joao Felixin, pasi sulmuesi i ri e humbi një mundësi në fund të ndeshjes që Portugalia e tij e humbi ndaj Belgjikës dhe u eliminua nga Kampionati Evropian si pasojë.
Goli i Thorgan Hazardit në fund të pjesës së parë i mjaftoi Belgjikës për të kaluar në çerekfinale, megjithëse se Portugalia krijoi disa raste të mira shënimi në fund të takimit në Sevillë, raporton Gazeta Express.
Njërin prej atyre rasteve e shpërdoroi Felix, i cili goditi lart mbi portë pasi Cristiano Ronaldo ia pasoi topin në zonë.
Pas ndeshjes, legjenda e Manchester Unitedit Keane e kritikoi ashpër sulmuesin 21-vjeçar të Atletico Madridit.
Duke folur për rastet e humbura nga Portugalia, Keane tha në ITV: “Nuk ka arsyetim për të mos goditur në kornizën e portës. Thjesht testoje portierin”.
“Kur Felix u fut në lojë, ai është mashtrues. Ai futet në lojë dhe vendi ka nevojë për të, cka i duhet atij është ta qëllojë cakun. Sa kushton ai, 100 milionë funte?”, shtoi ai.
Keane theksoi: “Sikur të isha në vend të Ronaldos, sigurisht se do ta ndiqja nëpër zhveshtore atë”.
Felix iu bashkua Atleticos nga Benfica për 113 milionë funte, duke u bërë lojtari i katërt më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe adoleshenti më i shtrenjtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.