×
  • Sport
  • Sport

    Keq e më keq për Kosovën, pëson humbje nga Greqia midis Fadil Vokrrit

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 22:47

    Kosova është mposhtur nga Greqia midis ‘Fadil Vokrrit’ në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kombeve.


    Me një ekip e cila kishte mungesa të mëdha të 11-shes startuese pasi nuk kishte në radhët e veta, Milot Rashicën, Vedat Muriqin, Aro Muricin, Edon Zhegrovan, nuk kishte si të nxirrte rezultat më të mirë, shkruan Reporteri.net

    Greqia e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke kaluar në epërsi pas vetëm tre minutave lojë kur Limnios shënoi për epërsinë e parë.

    Kosova u mundua të kundërpërgjigjet me anë të Arbër Zenelit i cili humbi një rast që në ditët e tij më të mira nuk do ta humbiste.

    Me rezultat minimal u përmbyll pjesa e parë.

    Me të filluar pjesa e dytë, kur kishin kaluar vetëm 6-të minuta nga fillimi i saj, Siovas shënoi një gol pas një intervenimi të dobët të mbrojtëse tanë.

    Megjithatë, Kosova u kthye në lojë në minutën e 82-të kur Bernard Berisha shënoi një gol në mënyrë akrobatike, por kjo nuk i mjaftoi atyre që të nxirrnin rezultat pozitiv.

    Me këtë humbje, Kosova gjendet në pozitën e tretë të grupit, kur kanë kaluar dy xhiro./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!